Draft rezoluta për bisedimet ”kurth” i Haradinajt sikurse Demarkacioni me Malin e Zi

Politika

Draft rezoluta për bisedimet ”kurth” i Haradinajt sikurse Demarkacioni me Malin e Zi

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përballur me presidentin  e Kosovës, Hashim Thaçi duke e shprehur qëndrimin e tij kundër idesë për korrigjimin të kufirit me Serbinë. Haradinaj, të njëjtin qëndrim e kishte edhe gjatë kohës së Demarkacionit me Malin e zi, por pasi erdhi në pushtet e ndryshoj atë.

Partitë në koalicion kanë hartuar një rezolutë të përbashkët ku në pikën e gjashtë të saj thuhet se Parlamenti i Kosovës mund të marrë vendim edhe për territorin.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi ka deklaruar për “Bota sot” se Gjykata Kushtetuese e ka dëshmuar se duhet të kemi frikë nga zyrtarët e lartë.

“Deri sa kemi një Kushtetutë nuk do të duhej të kishim frikë që ndonjë zyrtarë i lartë i shtetit futet në aventura me territorin e shtetit. E aq më pak një President. Por Gjykata Kushtetuese na ka dëshmuar të kundërtën”, ka potencuar ai.

I pyetur nga “Bota sot” se a mund të ndryshoj qëndrimin Hrardinaj si në rastin e Demarkacionit me Malin e zi, ai është shprehur se është në dorën e opozitës që të vlerësojnë se a është lojë e kryeministrit në mënyrë që të mos votojnë draft-rezolutë që vjen nga Qeveria.

“Nëse partitë opozitare vlerësojnë që është një kurth ose lojë e kryeministrit Haradinaj, atëherë nuk duhet të votojnë asnjë draft-rezolutë që vjen nga Qeveria, ashtu siç veproi një pjesë e opozitës dhe votoi Demarkacionin. Kështu që ngelet në dorën e opozitës se a do të bëhen pjesë e lojës së kryeministrit, apo këtë çështje njëherë e mirë do ta mbyllin duke e injoruar”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Krasniqi ka sugjeruar se opozita duhet t`i mbledh votat për rrëzimin e Qeverisë , që vendi të shkojë në zgjedhje e të krijohet një koalicion mes LDK-së dhe VV-së.

“Opozita duhet të punojë që t'i sigurojë votat për rrëzimin e kësaj Qeverie, dhe pas votimit në Këshillin e Ministrave të BE-së për liberalizim të vizave që pritet të ndodh në Dhjetor të këtij viti, vendi të shkojë menjëherë në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve të krijohet një koalicion mes LDK-së dhe VV-së!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat