Zogaj: Lufta e deklaratave mes Thaçit e Haradinajt e dëmshme, thellon krizën

Politika

Zogaj: Lufta e deklaratave mes Thaçit e Haradinajt e dëmshme, thellon krizën

Nga: G.B Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:45
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot deklaroi se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur dhe për këtë ai ka shprehur ngushëllime, me ç’rast kërkoi që në Kuvend të miratohet rezoluta e propozuar nga partitë opozitare.

Ndërsa pas kësaj deklarate, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kryeministri duhet t’i korrigjojë deklaratat e tij, pasi ata që nuk korrigjohen mund të ndërrohen.

Image
Skënder Zogaj

Lidhur me këto deklarata, njohësi i çështjeve politike në vend, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se deklaratat e tilla janë të dëmshme dhe e thellojnë krizën politike dhe shtetërore dhe kjo është befasuese  dhe vështirë të shpjegohen.

“Në rrethanat e mospajtimeve të thella ndërmjet pozitës dhe opozitës, deklaratat kundërthënëse ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, janë shumë të dëmshme sepse thellojnë krizën politike dhe shtetërore. Lufta e deklaratave ndërmjet dy udhëheqësve më të lartë të vendit, është befasuese sepse, partitë e tyre përbëjnë pozitën aktuale, e cila është shumë e brishtë dhe i duhet fare pak që të prishet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat është duke i kërkuar opozita! Në një kësi situate, pikëpamjet e dy krerëve të shtetit, janë vështirë të shpjegohen”, ka deklaruar Zogaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat