Njohësi i integrimeve evropiane tregon në duart e kujt është liberalizimi i vizave - Bota Sot
Njohësi i integrimeve evropiane tregon në duart e kujt është liberalizimi i vizave

Politika

E shtunë, 20 tetor 2018

Njohësi i integrimeve evropiane tregon në duart e kujt është liberalizimi i vizave

Nga: G.B Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:01
Foto ilustruese

Afate kohore për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës janë dhënë prej kohësh nga krerët e shtetit.

E tani kur ka mbetur dhe faza finale, votimi nga Këshilli i Ministrave, nga BE kanë thënë se Kosova duhet të punojë ende në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka thënë se nuk duhet të jepen deklarata që përcaktojnë afate kohore për liberalizim, pasi nëse ka abuzim apo nuk përmbushen kriteret, regjimi për vizat mund të pezullohet.

“Nëse ka abuzim sistematik të regjimit pa viza, apo ka përkeqësim të situatës, apo nuk përmbushen kërkesat, udhërrëfyesit, regjimi pa viza mund të pezullohet, do të ketë vlerësim të rregullt vjetor për përmbushjen e të gjitha kërkesave për liberalizim të vizave në dialogun pas heqjes së vizave. Derisa Kosova synon të arrijë vendimin përfundimtar pozitiv të vizave,  e shoh këtë fushatë si një mjet të rëndësishëm për të komunikuar qartë me qytetarët e Kosovës, jo vetëm për procesin, por edhe për atë se çka duhet të presin ata sa u përket për të drejtave  dhe obligimeve nga një regjim pa viza”, tha Apostolova.

Image
Sami Blakaj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Sami Blakaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova ka bërë të rëndësishëm prej liberalizimit të vizave, por që deklarimet duke dhënë afate kohore, vetëm sa e dëmtojnë dhe e paragjykojnë procesin.

“Kosova vërtetë ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt procesit të liberalizimit të vizave dhe në këtë fazë të procesit është jashtëzakonisht e rëndësishme që udhëheqësit kosovarë të jenë të matur në veprimet e tyre rreth këtij procesi. Deklarimet e autoriteteve kosovare se procesi i liberalizimit të vizave do të ndodhë deri në fund të këtij viti, jo vetëm që nuk e ndihmon procesin por përkundrazi e paragjykon dhe e dëmton atë”, është shprehur ai.

Sipas Blakajt, vendimi final për vizat nuk varet nga institucionet e Kosovës por është në duart e Këshillit të BE-së.

“Vendimi final drejt regjimit pa viza për Kosovën nuk varet nga institucionet kosovare, por as edhe nga vullneti i njëanshëm i ndonjë shteti të fuqishëm brenda BE-së, por ky vendim tashmë është në duart e Këshillit të BE-së, respektivisht në vullnetin e shteteve anëtare që përfaqësojnë së paku 65% të popullsisë së përgjithshme të BE-së”, ka deklaruar Sami Blakaj për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test