“Kuvendi është shndërruar në marionetë të partive politike”

Politika

“Kuvendi është shndërruar në marionetë të partive politike”

Nga: G.B Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:39
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Shumë pika caktohen në rend të ditës për seancat e Kuvendit, të cilat shumë shpesh janë pa kuorum.

E derisa seancat nuk mbahen dhe ligjet nuk votohen, deputetët vazhdojnë të paguhen dhe kanë paga mjaft të larta.

Për këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se dy legjislaturat e fundit janë më të dobëtat dhe më të turpshmet, ku shumë deputetë vetëm nënshkruhen dhe dalin.

Image
Faik Krasniqi

“Me asnjë legjislaturë në Kosovën e pasluftës nuk mund të mburremi, por dy legjislaturat e fundit janë më dobëtat dhe më të turpshmet. Kjo përbërje vetëm sa e ka degraduar maksimalisht pozitën e deputetit. Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një cirk. Ky Kuvend është turpi i kësaj shoqërie. Kemi parë me dhjetëra deputetë që kanë shkuar vetëm për t'u nënshkruar për mëditje dhe janë larguar menjëherë nga salla e Kuvendit. Kjo tregon se çfarë njerëz ka votuar qytetari i Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, në këtë legjislaturë kemi servilë të partive dhe shifrat e dëshmojnë se kjo është legjislatura më e dobëy që nga paslufta.

“Derisa në nomenklaturën e parë e të dytë legjislative kishte një numër të madh doktorë shkencash e akademikësh, intelektualë të mirëfilltë, tani në këtë legjislaturë, janë kontrabanduar njerëz servilë e të dëgjueshëm të partisë, njerëz të ish-shërbimeve partiake, ata që janë marrë me krim të organizuar e njerëz të dëshmuar për korrupsion e shantazh. Edhe shifrat tregojnë që kjo legjislaturë është më e dobëta prej pasluftës në Kosovë”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ai thekson se Kuvendi është shndërruar në institucion marionetë të partive politike dhe ligjet që janë miratuar janë për interesa të tyre dhe jo të qytetarëve.

“Me një fjalë, Kuvendi i Kosovës është shndërruar në institucion marionetë të partive politike dhe mbrojtës të interesave të ngushta klienteliste oligarkike. Edhe ato pak ligje të miratuara deri më tash, nuk kanë qenë ligje për interesa të qytetarëve, por për interesave të partive në pushtet dhe grupeve të caktuara të interesit dhe mafio-politikës”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat