"Rruga e Thaçit për “korrigjim të kufijve” është mbyllur"

Politika

"Rruga e Thaçit për “korrigjim të kufijve” është mbyllur"

Nga: N.H Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:28
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pas dorëheqjes se David Philips, presidenti i i vendit nuk ka këshilltar, por sipas tij vetëm shërbyes.

Image
Blerim Burjani

“Hashim Thaçi realisht nuk ka këshilltar, por shërbyes me veti, e disa i ka bërë ambasadorë, e disa të tjerë ministra, por nuk ka pasur asnjëherë ekip të duhur për të ushtruar funksione. Posti i presidentit ka shërbyer për tu shëtitur, në mungesë të dijes ky post shpesh është dukur i tepërt, 30 kompetenca presidenti e Thaçi merret me dialogun me Serbin dhe shëtitjet neper dynja, përderisa shumicën e kohës e gjithë mandatit është i papunë. Thaçi nuk ka intelektual që të merret me këshilltar, ai merret me shërbëtor më së shumti, mungesa e kapaciteteve, ka bërë të shndërrohet në një injorancë ndaj inteligjencës”, është shprehur Burjani.

Me tej, ai ka shtuar se, tema e shkëmbimit të territoreve është e mbyllur dhe ka përfunduar gjithçka.

“Tema e kufijve është e përmbyllur, lobizimi në bashkësinë ndërkombëtare për ketë temë pothuajse ka përfunduar, rruga e Thaçit për ketë temë është mbyllur ne mase te madhe , është duke përfunduar. Ai realisht për ketë teme se ka pyetur askënd, thjesht janë marr vesh me Alaksandar Vuçiq dhe me disa shtete perëndimore dhe e kanë hedhe opinion temën e shkëmbimit. Realisht spekulimet dhe qëndrimet ndërkombëtare ishin në shkëmbim të Preshevës me një komunë”, ka shtuar Burjani.

Në fund, ai ka potencuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vështirë do të përmbyllet ashtu si është planifikuar.

“Tash serish ky dialog është në krizë të madhe, pa zgjidhje dhe pa adrese. Vështirë do të jetë përmbyllja e këtij dialogu ashtu si është planifikuar”, ka përfunduar Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat