Ambasada e SHBA-së deklarohet rreth “shkëputjes së kontaktit me Rustem Berishën dhe Agim Çekun”

Politika

Ambasada e SHBA-së deklarohet rreth “shkëputjes së kontaktit me Rustem Berishën dhe Agim Çekun”

Nga: A.M. Më: 16 tetor 2018 Në ora: 21:43
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe zëvendësministri Agim Çeku

Ditë më parë, në media vendore është publikuar lajmi që Administrata amerikane, duke e përfshirë edhe Ambasadën në Prishtinë, si dhe komponentin ushtarak, e kanë shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me Ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha si dhe me zëvendësministrin, Agim Çeku, pas ngritjes së akuzave për falsifikim të lisave të veteranëve.

Lidhur me këtë është përgjigjur zyra për Informim e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke thënë se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim afatgjatë me FSK-në.

 “Ambasada mbetet e përkushtuar bashkëpunimit afatgjate me ministrinë e FSK-së, për të siguruar siguri për të gjithë qytetare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së dhënë gazetës “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat