Flet zëvendësministri i Punëve të Brendshme, tregon se çka po ndodhë me urën e Ibrit

Politika

Flet zëvendësministri i Punëve të Brendshme, tregon se çka po ndodhë me urën e Ibrit

Nga: N.H Më: 16 tetor 2018 Në ora: 22:08
Ura mbi lumin Ibër

Qarkullimi mbi lumin Ibër edhe më tej po vazhdon të jetë i mbyllur për qytetarët, ani pse jepen data të ndryshme për hapjen e saj.

E, lidhur me ketë, ka folur edhe një zëvendësministër i Qeverisë Haradinaj.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Isa Xhemajlaj, ka komentuar zërat lidhur me hapjen e urës mbi Lumin Ibër.

Xhemajlaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ani pse është shënuar progres duhet ende punë në përmirësimin e raporteve ndëretnike.

Image
Isa Xhemajlaj

“Edhe pse është shënuar progres, ende ka punë për përmirësimin e raporteve ndëretnike në Mitrovicë”, ka thënë zëvendësministri Xhamajlaj.

Tutje, Xhemajlaj ka thënë se çështja e Urës së Ibrit më shumë po përdoret për marketing dhe promovime politike, se sa punë efektive në zgjidhjen e problemeve.

“Çështja e urës, më shumë po përdoret për marketing dhe promovime politike nga disa politikan për promovime personale, se sa punë efektive në drejtim të zgjidhjes së problemeve atje”, ka përfunduar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat