Rama e Vuçiq nuk mund të vendosin për kufijtë e Kosovës

Politika

Rama e Vuçiq nuk mund të vendosin për kufijtë e Kosovës

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:00
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar për mediat serbe se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka filluar bisedimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për ndarjen e Kosovës para dy vjetësh në Nish.

 “Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është “zier” prej së të paktën dy vitesh. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Bisedimet (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Uashingtoni dhe Londra”, ka deklaruar Biserko për media serbe.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur më këtë çështje, analisti politik, Faik Krasniqi ka potencuar se kjo deklaratë e Biserko mund të jetë e vërtet, por ai nuk i sheh Ramën dhe Vuçiqin faktor për ndryshimin e kufijve.

“Një deklarate e zonjës Biserko mund të jetë shumë e vërtetë që ideja për korrigjim ka ardhur nga Rama dhe Vuçiq, por ata nuk janë faktorë për të vendosur për kufijtë e Kosovës, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se as presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,  e as kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj nuk mund të vendosin një gjët të tillë, pasi që populli është kundër ndarjes .

“Për kufijtë e Kosovës s'mund te vendos as presidenti Thaçi. Madje as kryeministri e asnjë institucion tjetër shtetëror. Për kufijtë vendos sovrani, dhe sovrani është kundër ndarjes, sepse kemi histori te hidhur sa i përket kufijve, ku gjithmonë kemi dalë humbës dhe jemi tkurrur me territor!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat