Çka pas votimit të projektligjeve për formimin e ushtrisë?

Politika

Çka pas votimit të projektligjeve për formimin e ushtrisë?

Nga: N.A Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:24
Foto

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për FSK-në me 98 vota dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes për të cilin kanë votuar 101 vota.

Për kanë votuar të gjitha partitë shqiptare dhe ato të minoriteteve, përveç deputetëve të Listës Serbe që e kanë bojkotuar seancën.
Mirëpo, çka pas votimit të projektligjeve për formimin e ushtrisë?

Armend Halimi, Drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime të Sigurisë ISS, ka thënë për “Bota sot” se ligjet e miratuara nuk janë fjala e fundit për sa i përket krijimit të ushtrisë.

Sipas tij, krijimi i saj finalizohet vetëm kur janë krijuar dy mundësi: ndryshimet kushtetuese dhe dakordanca apo bekimi i bashkësisë ndërkombëtare.

“Ligjet aktuale të miratuara rreth çështjes së Ushtrisë së Kosovës rregullojnë më tepër çështjet organizative, kompetencat detyrat, si rregullimin e brendshëm, mirëpo pasi të jetë formuar ushtria me akte tjera, si p.sh me ndryshime kushtetuese si parakusht, dhe me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare nga këndi i politikes. Andaj, sa do që janë të rëndësishme ligjet në fjalë, nuk janë fjala e fundit për sa i përket krijimit të ushtrisë, sepse siç theksova, krijimi i saj finalizohet vetëm kur janë krijuar dy mundësi: ndryshimet kushtetuese dhe dakordanca apo bekimi i bashkësisë ndërkombëtare. Me pak fjalë, ligjet cilat kaluan në kuvend, janë përshpejtues të krijimit të ushtrisë, ngase kanë krijuar terren të duhur për mënyrën e funksionimit të ushtrisë, pa të cilat sigurisht nuk do kishim një infrastrukturë ligjore të mjaftueshme, gjë që edhe vete ndryshimi kushtetues dhe pajtimi i bashkësisë ndërkombëtarë për këtë çështje do te ishte më e zbehtë në mungese të tyre, mirëpo duhet ritheksuar këto nuk janë akte që kane dhënë vulën e fundit për ushtrinë e Kosovës” ka thënë ai

Image
Armend Halimi

Tutje, Halimi ka shtuar se Ushtria e Kosovës do duhej të ketë të drejtën e autorizimeve të plota ushtarake, as me pak e as më shumë se ushtritë e çdo shteti tjetër

“Përndryshe aq sa është e padrejtë po aq e pakuptueshme mos krijimi apo vonimi në këtë drejtim, duke qenë se jemi shtet i njohur ndërkombëtarësh me te gjitha institucionet e tjera te njohura shtetërore, madje edhe me vete ekzistimin e Forcës së Sigurisë që në fakt sa do qe është e kufizuar në autorizime në aspektin operacional të plotë, kanë karakter ushtarak, e që do duhej të kenë të drejtën e autorizimeve të plota ushtarake as me pak e as më shumë se ushtritë e çdo shteti tjetër” ka përfunduar magjistri i sigurisë, Armend Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat