Kajtazi: Sistemi i sigurisë në Kosovë është i përfshirë nga nepotizmi

Politika

Kajtazi: Sistemi i sigurisë në Kosovë është i përfshirë nga nepotizmi

Nga: A.M Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:59
Fadil Kajtazi

Serbet posedojnë potencial të madh brenda Kosovës për të ndikuar në jetën tonë shoqërore, kjo për faktin se destabilizimi i situatës së brendshëm është faktori që më së shumti e rrezikon sigurinë e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ku sipas tij, shembull tipik në këtë rast janë ngjarjet e marsit 2004.

Ai ka thënë për “Bota sot” se  në aspektin e sasisë, përgatitjes profesionale dhe të pajisjeve, sistemi i jonë i sigurisë ka kapacitete për të përballuar sfida që rrezikojnë sigurinë në shkallë të gjerë.

“Ne në kuadër të sistemit tonë të sigurisë kemi në shumicë burra dhe gra profesionist, të devotshëm dhe të përgjegjshëm ndaj misionit. Mirëpo, ngjashëm me institucionet tjera edhe sistemi i sigurisë është i përfshirë nga nepotizmi dhe ndodhitë deviante dhe ky kontingjent i burrave dhe grave të ndershëm dhe profesionist nuk po mundet të vije në shprehje në vendin e duhur, në zingjirin komandues nga ndërhyrjet me karakter të ndryshëm, duke përfshi prej atyre politike e deri te ato në farefisnore”, ka thënë Kajtazi.

Sipas tij, në analizat që i bëhen sistemit të sigurisë e që pasqyrohen në raportin e Progresit të Këshillit të Evropës janë të pasqyruara këto dobësi ndër vite dhe me përjashtime të vogla, as një ministër i Punëve të Brendshme nuk i ka marr seriozisht ato.

“Nuk mund të flasësh për një institucion kredibël të Policisë së Kosovës pa u gjetur kush e vodhi dhomën e dëshmisë, dhe sigurish kjo nuk është bërë nga hajna ordiner nga jeta civile. Ne jemi dëshmitar të një video incizimi ku një polic rrah në publik drejtorin e PTK, ose ngjarjet e fundit në AKI janë dëshpëruese. Këto krijon brishtësi në sistemit tonë të sigurisë i cili favorizon situata të ngjashme me ato të 2004 dhe vë në pikëpyetje efikasitetin e tyre”, ka thënë eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat