“Shteti është kapur nga një kastë kriminelësh të veshur me kostum politikani”

Politika

“Shteti është kapur nga një kastë kriminelësh të veshur me kostum politikani”

Nga: D.RR Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:54
Ilustrim

Analisti politik Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar kapjen e djalit të shefit të AKI-së me armë dhe një sasi e konsiderueshme të substancave narkotike.

Ai thotë se, ky rast nuk duhet ta habisë askënd, pasi sipas tij, duke parë nga kush udhëhiqet shteti, nuk duhet pritur që AKI duhet të ishte siç duhej.

Image
Nexhat Haziri

Rasti i kapjes së djalit të kreut të AKI-së, Shpend Ahmetit me narkotik dhe armë pa leje nuk duhet të na habisë askënd pasi në mes të moçalit nuk mund të kërkosh perlën. Pra duke marrë parasysh se si dhe nga kush udhëhiqen institucionet më të larta të shtetit, e që janë njerëz të profile kriminelësh, nuk mund të presësh një AKI, ashtu siç do të duhet të ishte, më njerëz kredibil e profesional, me paanshmëri politike dhe me pastërti ashtu siç kërkohet edhe sipas ligjit.

Ai mendon se një rast i tillë do ta dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave.

“Pra pse AKI-duhet të ishte më ndryshe se Presidenca, Qeveria, Kuvendi, prokuroria policia, e institucione të tjera të cilat udhëhiqen nga njerëz të inkriminuar. Pra nuk është më në pyetje se është kapur vetëm sistemi i drejtësisë, por tek në është kapur i tërë shteti nga një kastë kriminelësh të veshur apo të mbështjellë me kostum politikani, e që po vazhdojnë ti shkaktojnë Kosovës shumë dëme coftë në aspektin e brendshëm të zhvillimit dhe funksionimit të sajë por edhe në rrafshin ndërkombëtar imazhi i vendit është shumë negativ, dhe ngjarje me djalin e shefit të AKI-së do të këtë pasoja të mëdha për vendin sidomos në procesin e liberalizimit të vizave”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat