Eksperti i sigurisë tregon sa vite duhen për formimin e ushtrisë

Politika

Eksperti i sigurisë tregon sa vite duhen për formimin e ushtrisë

Nga: G.B Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:00
Pjesëtarë të FSK-së

Javën e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro ndryshimit të projektligjit për FSK-në.

E gjatë ditës së djeshme Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se duhen 10 vite për ndërtimin e kapaciteteve të plota të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndahet në tri faza.

Image
Drizan Shala

Lidhur me kohëzgjatjen e formimit të ushtrisë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se sipas planit të MFSK-së mund të jenë 10 vite, ndërsa në aspektin edukativ FSK-ja në këto kapacitete që ka, sipas tij mund ta përmbyll këtë proces brenda 4 viteve, kurse pjesa tjetër llogaritet infrastruktura dhe pajisja me armatim.

“Sipas planit të cilën e ka formuar MFSK-ja që i gjithë procesi i transforminit të jetë 10 vite ku në atë janë planifikuar edhe e gjithë infrastruktura përcjellëse, ndërsa sa i përket aspekti edukativ FSK-ja në këto kapacitet ka mundësi që i tërë procesi primar ai i edukimit mund të përmbyllet brenda një afatit 4 vjeçar ndërsa pjesa tjetër e programit (transformimit) llogariten edhe infrastruktura dhe pajisje me armatim”, është shprehur ai.

Shala propozim që në lexim të dytë duhet të ketë përmirësime në projektligjet e FSK-së.

“Ndërsa sa i përket avancimit të projekt ligjeve të MFSK-së duhet që në lexim të dytë të ketë përmirësime substanciale”, ka deklaruar Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat