“Thaçi nën shantazh, e vetmja shpresë për serbët që ta rikthejnë Rusinë në Ballkan”

Politika

“Thaçi nën shantazh, e vetmja shpresë për serbët që ta rikthejnë Rusinë në Ballkan”

Nga: D. B Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:20
Hashim Thaçi

“Ideja e "Korrigjimit, shkëmbimit të territorit", apo çfarëdo tjetër që për ketë moment vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës si të arritur të përbashkët, falë sakrificës së shqiptarëve dhe ndihmës së komunitetit ndërkombëtarë, pa dyshim se është një tradhti, dhe një plan ogurzi për Kosovën, i zier në kuzhinat pansllaviste”. Kështu ka thënë analisti politik, Leon Duahanaj.

Ai ka thënë për “Bota sot” se Presidenti Thaçi është i zënë nën shantazh, dhe kjo punë duket e sigurt, ku sipas tij presidenti është i vetmi shans për serbët që përmes destabilizimit, përkatësisht shpalljes së Kosovës shtet i dështuar të rikthehen në Kosovë, njëherësh ta rikthejnë Rusinë në Ballkan.

Kurse sa i përket Luginës apo Kosovës lindore, Duhanaj ka shtuar se aty nuk do të ketë fare plan rreth integrimit të tyre në Kosovë.

Image
Leon Duahanaj

“Në këtë çështje mendoj se ka plane për ndarjen e tyre definitive, sepse shqiptarëve nuk u konvenon ndryshimi i kufijve me çdo kusht dhe në çdo kohe. Konjukturat politike në marrëdhënien ndërkombëtare, nuk janë edhe aq të favorshme për t'u hyrë ideve të mëdha . Për shqiptarët është me rëndësi qeverisja e mirë dhe integrimi në strukturat e Evropës së bashkuar. Shqiptarët, janë të bashkuar munden të zhvillojnë projekte ekonomike e kulturore, pa u bërë rob të kufijve. Pra nxitja e temave të ashtuquajtura të mëdha nuk është asgjë me shumë, sa përpjekje, për ta realizuar planin pansllavist, me shpresën që në kurriz të së mirës së përgjithshme ( Kosovës), ta mbrojë pozitën e vetë”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat