“Thaçi ose dorëhiqet nga ndarja territoriale, ose si president”

Politika

“Thaçi ose dorëhiqet nga ndarja territoriale, ose si president”

Nga: D.RR Më: 23 tetor 2018 Në ora: 23:09
Takimi Thaçi-Beyer

Analisti politik Ilir Vata, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar takimin e presidentit Thaçi me deputetin gjerman nga radhët e kancelares Merkel, Peter Beyer.

Për qëndrimin e palëkundur gjerman sa i përket idesë së korrigjimit, Vata ka thënë se deklaratat e Beyer janë rikonfirmim i kancelares Merkel se kufijtë janë të paprekshëm dhe se kjo ide është e rrezikshme. Ai mendon se Thaçi duhet ta bëj një dorëheqje, atë nga posti i presidentit ose nga ideja e korrigjimit.

Image
Ilir Vata

“Thaçi ose dorëhiqet nga ndarja territoriale, ose si president?! Qëndrimi i Berlinit dhe i perëndimit ka qenë i prerë dhe më herët për mos cenim të territorit të Kosovës dhe deklarimi i deputeti gjerman është ri konfirmim i saj çka ka than kancelarja Gjermane Angela Merkel. Kosova është një shtet sovran dhe kufijtë territorial janë të pacenueshëm nga askush dhe këtë e garanton e drejta ndërkombëtare, shtete e fuqishme në botë, Aleance e Atlantikut, SHBA dhe BE, si dhe bota shqiptare në të gjithë botën”, është shprehur ai.

Ai e quan politik primitiv diskutimin për prekjen e kufijve dhe mendon se vetëm Shqipëria natyrale i bën bashkë shqiptarët.

“Të luash me kufijtë sot është një kthim pas, një lëvizje politike primitive, dashakeqe dhe që kërkon të ngjallë trazira në rajonin e Ballkanit. Kthimi te dasia, provokimi, konflikti është një veprim tinzar politik dhe kur ajo nxitet nga një kreu i shteti si Thaçi bëhet edhe më tinëzare dhe dashakeqe në interes të shqiptarëve dhe të paqes në rajon. Në ka gjë që i bënë bashkë shqiptarët është Shqipëria natyrale dhe në këtë kuptim ata janë shqiponja të vërteta dhe kurrë s’do ta pranojnë një prekje të territorit të Kosovë, pra politikisht tendenca për të hedh në tregun politikë, fjalën ndryshim kufijtë është luftë-nxitje”, ka thënë ai.

Për më tepër, Vata ka shtuar se lëvizja e mundshme e kufijve, mund të jetë një gjë pozitive nëse kjo mundësi shfrytëzohet me kujdes, e përmes saj të ndodh bashkimi me Shqipërinë.

“Përsa i përket qëndrimit të presidenti, Thaçi mendoj se ai ka bërë politikë me këtë çështje në interes të tij, apo të faktorëve që sollën rre presidenti sot dhe dje. Në fillim ka dashur të bind opinionin ndërkombëtar se sa e rrezikshme është të luash me kufijtë. Së dyti të mbars botën shqiptarë dhe politikën për një rast të tillë që të mos jenë të papërgatitur. Dhe e treta nëse, ai e ka thënë me bindje ka qenë pjesë e lojëse së vjetër sllavo ruse për të destabilizuar Ballkani, që mendoj se nuk është Thaçi në këtë qorr-sokak. Thaci nuk ka qenë asnjë herë për shkëmbim territoresh, dhe ska çfarë tërhiqet, por thjeshtë ka qenë një lojë e tij politike. Askush nuk mund të vendos për tjetërsimin e kufijve të Kosovës, vetëm shqiptarët janë ata që vendosin, trashëgimtarët real të kombit. Çdo tentativë me lëvizje kufijsh është në interes të shqiptarëve se fundja ata që kanë humbur territore historikisht janë shqiptarët që nga padrejtësia në 1913. Pra tentativa për të ndryshuar kufijtë është shansi i shqiptarëve për të patur kombin e tyre natyral, pse jo të bashkuar. Pikërisht kjo frikë për bashkimin e Shqipërisë e ka bërë Serbinë ta njohë Kosovën dhe në të vërtetë Serbia tashmë e ka pranuar sovranitetin e saj. Presidenti Thaçi nëse nuk është tërhequr nga shkëmbimi i territorit, do të dorhiqet si president”, ka theksuar Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat