“Idetë “çoroditëse” të presidentit Thaçi kanë bllokuar njohjet e Kosovës”

Politika

“Idetë “çoroditëse” të presidentit Thaçi kanë bllokuar njohjet e Kosovës”

Nga: N. H Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 22:25
Hashim Thaçi

Kosova në këto vitet e fundit është njohur nga shumë pak shtete dhe krejt kjo për faj të diplomacisë së brishtë. Kështu ka vlerësuar njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, gjatë këtyre viteve diplomacia e Kosovës më shumë ka bërë skandale, se sa që ka lobuar për njohje të reja.

“Kosova në këto vitet e fundit është njohur nga shumë pak shtete. Edhe për faj të diplomacisë tonë të dobët, sepse diplomatet tanë e që shumica janë partiake dhe s’kanë lidhje me diplomacinë, më shumë kanë bërë skandale në ato shtete ku shërbejnë, se sa që kanë lobuar për njohje të shtetit të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai me tej ka thënë se këtij imazhi për ngecjen e njohjeve i ka kontribuar edhe presidenti Hashim Thaçi me idetë e tij, që Krasniqi i ka quajtur "çoroditëse".

Image
Faik Krasniqi

“Edhe atë imazh të brishtë që e kemi pasur, këta të ashtuquajtur diplomatë e kanë rrënuar më skandalet e tyre të panumërta. Këtij imazhi për ngecjen e njohjeve i ka kontribuar edhe Presidenti Thaçi me idetë e tij çoroditëse për korrigjim kufijsh, sepse tek shtetet që akoma po hezitojnë të na njohin, krijon një konfuzitet të madh. Por, kjo ndikon edhe në procesin e liberalizimit të vizave, tek disa shtete që po hezitojnë të votojnë pro liberalizimit të vizave”, ka thwnw ai.

Në fund njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare ka theksuar se është pak e pritshme se do kemi njohje të reja pa u përmbyllur procesi i dialogut, sepse kutia e “Pandorës” për ndarje të Kosovës veçse është hapur nga Presidenti Thaçi.

“Kam frikën që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, do të kushtëzohet me përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, dhe do të ketë një lloj shantazhi nga ana e BE-së për të lëshuar për gjatë këtyre bisedimeve nga pala e Kosovës. Prandaj, është pak e pritshme që do kemi njohje të reja pa u përmbyllur procesi i dialogut, sepse kutia e “Pandorës” për ndarje të Kosovës veçse është hapur nga Presidenti Thaçi”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat