Letra që nxiti reagime: Cilët politikanë fshihen prapa montimit të provave kundër Sylejman Selimit

Politika

Letra që nxiti reagime: Cilët politikanë fshihen prapa montimit të provave kundër Sylejman Selimit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 nëntor 2018 Në ora: 20:21
Sylejman Selimi

“Pasi kaluan 143 ditë të mbajtjes se tij në burg pa vendim të plotfuqishëm gjyqësorë, gjeneral Selimi në shenjë dëshpërimi për sistemin i cili qëllimisht dhe vetëm për shkaqe politike po e mbanë në burg, me ketë letër falënderuese  heqë dorë për një kohë të caktuar në ushtrimin e mjeteve juridike përmes Avokatëve. Sigurisht që unë do të gjej mënyra për të vepruar në interes të daljes së tij sa më të shpejt në liri dhe ndoshta ka ardhur koha që shumë shpejt ata që i montuan provat kundër tij dhe që nuk i respektojnë as aktgjykimet e veta të përballen me drejtësinë e vërtet!”, ka përfunduar Gashi për “Bota sot”

Gjatë javës që lamë pas, Gjenerali Sylejman Selimi,  përmes një letër të shkruar nga burgu i Sigurisë së lartë në Dubravë është shprehur i zhgënjyer ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror dhe institucioneve të drejtësisë. Gjithashtu, me anë të kësaj letre  dërguar avokatit të tij, Tomë Gashi, Selimi ka treguar se ka hequr dorë nga mbrojtja e tij, duke thënë se koha do të dëshmojë  padrejtësinë ndaj tij.

Avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën  “Bota sot” se ai e posedon letrën origjinale të shkruar nga Gjenerali Sylejman Selimi, në të cilën thuhet se rasti i tij është i montuar nga politikanët vendor e ndërkombëtar.

Gashi paralajmëron drejtësinë e vërtetë

Ai ka thënë se, Gjenerali Sylejman Selimi po mbahet në burg me prova të montuara nga një psikopat me diagnozë të dëshmuar të skizofrenisë.

“Pasi kanë kaluar me tepër se 1825 ditë nga dënimi i padrejtë i Gjeneral Sylejman Selimi me prova të montuara , dhe duke e përdorur një psikopat me diagnozë të dëshmuar të skizofrenisë.!  Dhe pasi kaluan 143 ditë të mbajtjes se tij në burg pa vendim të plotfuqishëm gjyqësorë, gjeneral Selimi në shenjë dëshpërimi për sistemin i cili qëllimisht dhe vetëm për shkaqe politike po e mbanë në burg, me këtë letër falënderuese heqë dorë për një kohë të caktuar në ushtrimin e mjeteve juridike përmes Avokatëve. Sigurisht që unë do të gjej mënyra për të vepruar në interes të daljes së tij sa më të shpejt në liri dhe ndoshta ka ardhur koha që shumë shpejt ata që i montuan provat kundër tij dhe që nuk i respektojnë as aktgjykimet e veta të përballen me drejtësinë e vërtet!”, ka përfunduar Gashi për “Bota sot”. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat