Pasuria e shtetit po zhvatet nga pushteti përmes bordeve të ndërmarrjeve publike

Politika

Pasuria e shtetit po zhvatet nga pushteti përmes bordeve të ndërmarrjeve publike

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 nëntor 2018 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

“Gjithçka që kanë partitë janë mbi shtetin, pasi partitë nuk kanë lënë asgjë profesionale në shtet, pasi të gjitha i kanë bërë rrush e kumbulla. Partitë janë shteti në Kosovë, sepse kush vjen në pushtet ndërron njerëz, madje nuk shikon as ligje, e as kushtetutë fare, pasi në mëngjes një e shkarkon dhe në mbrëmje e sjell një servil të padijshëm. Pra sistemi qëndron gjithmonë i korruptuar dhe pa shpresë për të ndryshuar ndonjë gjë”, ka thënë Blerim Burjani. 

Dorëheqjet e fundit të Petrit Gashit nga AKP dhe Gent Begollit nga PTK, kanë zgjuar debate dhe replika të ndryshme tek njohësit e çështjeve politike në vend. Kjo për faktin se me ndërrimet e njerëzve të emëruar herë pas herë nga pushtetarët, vendi vetëm sa është duke shkuar drejt një krize të re.

PTK-ja dhe AKP-ja  që nga përfundimi i luftës kanë qenë dy kompani  të keq menaxhuara dhe të keqpërdorura nga njerëzit e politikës dhe partive politike vetëm për interesat e tyre personale.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike, ku sipas tyre, AKP-ja ka shërbyer si organizatë e krimit të organizuar, ku është bërë “masakra” më e madhe me shitjen e fabrikave, ndërmarrjeve dhe pasurive të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat