“Thaçi dhe Vuçiq kanë arritur marrëveshje”, ja çfarë pritet të ndodh

Politika

“Thaçi dhe Vuçiq kanë arritur marrëveshje”, ja çfarë pritet të ndodh

Nga: D.RR Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:33
Thaçi dhe Vuçiq

Nesër në Bruksel takohet presidenti Thaçi me homologun e tij Aleksandër Vuçiq, për të parë mundësinë e një përafrimi të qëndrimeve mes dy shteteve.

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar takimin që do të ndodh, duke thënë se, marrëveshja mes dy presidentëve ka ndodhur, mirëpo ata po dalin me deklarata pas takimit kinse nuk ka ndodhur asgjë.

Image
Enver Bytyçi

“Takimi I ditës së nesërme të 8 nëntorit 2018, ndryshe nga takimet e mëparshme, nuk u paralajmërua herët. Nëse i referohej një ish-këshilltari të Hashim Thaçit nga Shqipëria, duket se presidenti I Kosovës dhe ai i Serbisë në bashkëpunim me Mogherinin kanë rënë dakord që bisedimet t’i mbajnë diskret për opinionin. Kjo do të thotë se shqiptarët duhet ta pranojnë fatin që ua jep Hashim Thaçi. E njëkohësisht do të thotë edhe më shumë se kaq. Që vendimin për Kosovën dhe territorin e saj ta marrin njerëzit e Millosheviçit në Kosovë. Çfarë pritet të ndodh nesër? Unë nuk pres asgjë. Dy presidentët pas takimit do të dalin në konferencë shtypi e do të bëjnë deklarata publike me të cilat do të njoftojnë se “ata nuk po munden të merren vesh”, se “qëndrimet janë larg”. Vuçiqi do të thotë se “Kosova dhe Thaçi i kërkojnë të gjitha për vete dhe nuk duan të japin asgjë”. E ndërkohë në bisedime presidenti Thaçi ka rënë dakord me dy duart për t’ia falë Kosovën Serbisë. Për të fshehë tradhtinë ata do bëjnë sikur zihen sikur “nuk pajtohen”! Dhe Mogherini do të bëjë përsëri thirrje që “të afrohen qëndrimet”, që “Marrëveshja të nënshkruhet në mandatin e saj” e kësisoj publiku, qytetarët do të mbahen larg të mësuarit të së vërtetës. E vërteta është krejt ndryshe. Ata parimisht janë marrë vesh se si do të përfundojë marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës. Sa herë do të takohen do të merren vesh për detajet. Dhe do ta nënshkruajnë shumë shpejt, me qëllim që t’i japin fund diskutimit në Kosovë. Mundet që të mos e publikojnë nënshkrimin derisa të arrijnë “të bindin” rebelët në qeverinë e Kosovës për këtë marrëveshje”, ka thënë Bytyçi.

Ai më tej parashikon se çfarë do të ndodh, duke prognozuar se ushtria serbe do të vjen deri te Ura e Ibrit, e në anën tjetër KFOR-i nuk do të mund të reagoj për arsye se vet presidenti i Kosovës e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë.

“Sapo marrëveshja të nënshkruhet Serbia do t’i sjellë trupat ushtarake të Ura e Ibrit. KFOR-I nuk do të reagojë, sepse vetë presidenti I Kosovës e ka nënshkruar atë marrëveshje. Nuk do të pritet që marrëveshja të ratifikohet në parlament. Pushtimi I veriut të Kosovës do bëhet fakt I kryer në modelin e pushtimit rus të Krimesë. Mundet të bëhet pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes një referendum në veri të Kosovës, por jo edhe në Luginën e Preshevës. Thaçi do ta bëjë fakt të kryer faljen e Kosovës Serbisë, njësoj si Janukoviçi I Ukrainës që përgatiti kushtet e pushtimit të Krimesë prej Moskës e në fund ia mbathi e iki në Rusi. Nuk dihet nëse Thaçi do ikë apo do të qëndrojë në Kosovë. Këtë e vendosin qytetarët e Kosovës. Por edhe nëse ata e përzënë Thaçin prej Kosove, nuk do të mundin ta rikthejnë veriun. Parlamenti mund të mos e miratojë kurrë këtë marrëveshje, por de facto Kosova nuk do të ekzistojë më. Kosovë pa veriun e Mitrovicës nuk mund të ketë. Ndërsa shtet të Kosovës jo e jo. E gjitha kjo falë një njeriu që duhej dërguar në çmendinë. Mundet që reagimi qytetar në Kosovë t’i detyrojë serbët në jug të Ibrit të largohen prej vendbanimeve të tyre, por edhe kjo nuk do jetë zgjidhje se do ngrihen të gjithë evropianët, rusët, kinezët e amerikanët që t’i rikthejnë prapë në këto vendbanime. Vetëm për shqiptarët tashmë nuk pyet njeri. Dhe kur nuk pyet presidenti I Kosovës kujt duhet t’ia kërkojmë këtë”?!”, ka shtuar Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat