Dëshmitarët të sigurt, Gjykata Speciale së shpejti me veprime konkrete

Politika

Dëshmitarët të sigurt, Gjykata Speciale së shpejti me veprime konkrete

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 22:40
Ekaterina Trendafilova

Zyra për  komunikim e Gjykatës Speciale në një përgjigje elektronike për gazetën “Bota sot” ka thënë se . ZPS-ja vepron sipas ligjit dhe provave dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve .
 
“Mbrojtja e dëshmitarëve është një prioritet i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). ZPS-ja ka mësuar nga përvojat e gjykatave të tjera dhe po i merr masat për t'ua dhënë dëshmitarëve nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë” kanë thënë ata.
 
Tutje, ata kanë shtuar se ZPS-ja është e fokusuar në zbatimin e shpejtë të mandatit të saj.
 
“ZPS-ja është e fokusuar në zbatimin e shpejtë të mandatit të saj, i cili është që t'i hetojë akuzat e krimeve të theksuara në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, dhe nëse duhet, t'i ndjekë ato penalisht. ZPS-ja vepron sipas ligjit dhe provave dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë” kanë përfunduar zyra për komunikim e Dhomave të Specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat