“Situata politike e shqiptarëve në Maqedoni pas ndryshimit të emrit më e paqartë dhe më kaotike”

Politika

“Situata politike e shqiptarëve në Maqedoni pas ndryshimit të emrit më e paqartë dhe më kaotike”

Nga: D.B. Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 19:49
Ilustrim

Pas votimit të deputetëve për ndryshimin e emrit në Maqedoni sipas marrëveshjes me Greqinë, situata politike e shqiptarëve atje është bërë ende më e paqartë dhe më kaotike.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se partive shqiptare në pushtet, më shumë ju intereson që Marrëveshja e Ohrid e vjetruar dhe e vdekur të futet në Preambulën e Kushtetutës së kësaj republike me emrin gjeografik, Republika e Maqedonisë Veriore, sesa zyrtarizmi i gjuhës shqipe dhe barabarësia e shqiptareve përballë maqedonasve.

Image
Sulejman Mehazi

“Habitemi se si është e mundur të bisedohet për ndryshime kushtetuese, të bisedohet për kokën kryesore të kushtetutës siç është Preambula, e partitë shqiptare të mos përpiqen për ndryshimin e stemës e flamurin, për ndryshimi e himnit, të gjitha këto ndryshime të jenë sa do pak të frymosura me traditat tona shpirtërore,  folklorike,  kulturore shqiptare. Se dimë si s'ju kujtohet autoriteteve politike shqiptare se vet emri i ri gjeografik i kësaj republike logjikisht ua mundëson që ky shtet i ri të ndahet edhe gjeografikisht sipas kantonizimeve territoriale nacionale. Nëse jo shtet binacional atëherë pse jo në kushtetutë të mos futet kantonizimi i dy popujve shqiptare-maqedonase. Sepse vetëm kështu, njëherë e përgjithmonë zgjidhet problemi i shqiptarëve në Maqedoni, për ndryshe çdo gjë do shkonte huq për shqiptarët e Maqedonisë”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat