11 nëntori dhe rreziku nga “marrëveshja” për territoret

Politika

11 nëntori dhe rreziku nga “marrëveshja” për territoret

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 9 nëntor 2018 Në ora: 09:51
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

“Nëse tri partitë opozitare më të mëdha në Kuvend, LDK, VV dhe PSD, nëse nuk arrijnë një konsensus mes tyre për ta ndaluar Thaçin, atëherë ata vetë do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë aventurë të rrezikshme. Edhe pse mendoj që presidenti Thaçi mund të ketë ndikim edhe në disa deputetë të opozitës”, ka theksuar ai.

Më 11 nëntor në Paris, pritet të takohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me të parin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në mënyrë simbolike, në kremten e njëqindvjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në Luftën e Parë Botërore, fillimin e rrugës së pajtimit të qëndrueshëm mund ta gjejnë serbët dhe shqiptarët, historia e konfliktit e të cilëve është më e gjatë se një shekull.

Pavarësisht se në fillim nuk ishte zyrtare takimi mes tyre, pasi informacioni bazohej vetëm në burime, këtë e bëri të ditur zyrtarisht Aleksandër Vuçiq, i cili në një konferencë për media tha se do të takohet me presidentin Thaçi, por në prani të evropianëve, në qoftë se përfaqësuesit e Prishtinës e kërkojnë një gjë të tillë.

“Unë do të takoj Thaçin, sepse është më mirë të flasësh, sesa të ndodhin çudira që po ndodhin. Por është joreale të arrihet një zgjidhje”, theksoi ai dhe përsëriti se kjo është  për shkak se serbët dhe shqiptarët janë larg kompromisit.

Dy presidentët më 11 nëntor do të jenë pjesë e shënimit të përvjetorit të 100-të të armëpushimit në Francë, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

E rëndësishme të thuhet është që në këtë kremtim, do të marrin pjesë edhe presidenti Amerikan, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin. Gjithsej do të jenë prezent 60 krerë shtetesh.

Këtë ngjarje e kanë komentuar për “Bota sot” publicistë dhe njohës të çështjeve politike.

Image
Gazmend Islami

Islami: Në Francë për konkretizimin e ndarjes

Publicisti Gazmend Islami, në një prononcim për “Bota sot” ka kritikuar shoqërinë për mos-unitet për ta kundërshtuar idenë e presidentit Thaçi.

Ai e quan këtë takim të mbështetur nga shtetet jo mike të Kosovës.

“Fillimisht kam kritika për shoqërinë tonë, e cila nuk po është unike për ta kundërshtuar idenë e presidentit Thaçi, për të cilin lirisht mund të them se është Esat Pashë Toptani i dytë i Kosovës. Takimi i Thaçit me Vuçiqin në Paris, është një mbështetje më e madhe që po i bëhet kësaj iniciative për territore nga ana e shteteve jo mike të Kosovës, që po shpresojnë në një traktat mes Kosovës dhe Serbisë, që kjo e fundit të merr zyrtarisht pjesë veriore të Mitrovicës”, është shprehur Islami.

Për më tepër, Islami ka theksuar se, nëse partitë opozitare nuk e ndalin presidentin, ata do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë aventurë.

“Nëse tri partitë opozitare më të mëdha në Kuvend, LDK, VV dhe PSD, nëse nuk arrijnë një konsensus mes tyre për ta ndaluar Thaçin, atëherë ata vetë do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë aventurë të rrezikshme. Edhe pse mendoj që presidenti Thaçi mund të ketë ndikim edhe në disa deputetë të opozitës”, ka theksuar ai.

Image
Blerim Burjani

Burjani: Kosova dhe Serbia po hynë në fazën e gjetjes së një kompromisi

Analisti Blerim Burjani, ka folur për “Bota sot” lidhur me këtë temë, duke thënë se nuk do të jetë e lehtë që Kosova t’i shmanget një zgjidhjeje të mundshme me Serbinë.

“Kosova dhe Serbia po hynë në fazën e gjetjes së një kompromisi , nuk do të jetë lehtë fare që të shmanget Kosova në një zgjidhje të mundshme për normalizim të relacioneve Kosovë -Serbi, disi duhet të përfundojë edhe kjo punë, ideja është që të dy shtetet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të integrohen në BE , andaj në suaza të kësaj disi duhet të gjendet një zgjidhje”, ka potencuar ai.

Por, ai thotë se në nëntor mund të jetë edhe një takim për t’iu udhëzuar ata për zgjidhje dhe alternativa, nuk ka edhe aq shumë kohë për komoditet.

“Në Kosovë po lypen zgjedhje të jashtëzakonshme dhe prolongim të zgjidhjes sa më shumë përderisa Beogradi duket më stabil dhe pa presion për zgjedhje, është e vështirë dhe e komplikuar gjendja rezistenca për unitet nga pozita dhe opozita nuk po dihet ka po e qojnë shtetin e Kosovës, ka izolim dhe pa normalizim me Serbinë apo ka ideja se Kosova duhet të shkojnë në zgjedhje për të pas zgjidhje, pra mbetet komplikuar, në nëntor takimi Thaçi -Vuçiq mund të jetë takim për t’iu udhëzuar ata për zgjidhje dhe alternativa, nuk ka edhe aq shumë kohë për komoditet”, ka shtuar ai.

Image
Nexhat Haziri

Haziri: Thaçi të heqë dorë nga idetë antishtetërore

Ndërsa analisti politik, Nexhat Haziri në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nuk beson që në Paris do të ndodh ndonjë gjë thelbësore.

“Nuk pres ndonjë gjë thelbësore nga takimi i mundshëm i Thaçit me Vuçiqin më 11 nëntor në Paris, për arsyen se tani edhe faktori ndërkombëtar është i vetëdijshëm për krizën institucionale dhe politike në vend dhe jo legjitimitetin e këtyre institucioneve për të arritur çfarëdo marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë finale të dialogut”, ka thënë ai.

Haziri thotë se ka vërejtur një izolim të presidentit Thaçi.

“Po ashtu është fakt se z. Thaçi përkundër aventurave të tija dhe kërcënimeve që i bën koalicionit qeverisës PAN, që mos të ndërmarrin veprime kundër tij, ai po shihet gjithnjë më i izoluar, sidomos pas kundërshtimit të idesë së tij për ndarje etnike të territorit të Kosovës nga aleati ynë i natyrshëm në BE, siç është Gjermani. Por, kjo nuk nënkupton se opozita por edhe qytetarët duhet të rrinë të qetë, përkundrazi duhet ta shfrytëzojnë këtë momentum të izolimit të presidentit Thaçi, që të detyrohet ky i fundit përfundimisht të heq dorë nga idetë anti shtetërore dhe antikombëtare për ta cenuar tërësinë territoriale të vendit”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat