Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës nuk i gjeti të gjithë deputetët prezentë në sallë.
Pjesët anësore të parlamentit ishin pothuajse boshë, ku mungonin deputetet nga opozita të cilët bojkotuan punën në kuvend, ngase rezoluta e LDK-së dhe VV-së për korrigjim të mundshëm të kufijve nga Presidenti Thaçi nuk u votua nga koalicioni qeverisës.
Mirëpo cili është kushti i opozitës në mënyrë që ata të kthehen në kuvend.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valntina Bunjaku Rexhepi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kushti që ata të kthehen në kuvend është votimi i rezolutës.
“Kushti ynë është të votohet rezoluta e propozuar nga opozita e bashkuar”, ka përfunduar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi.