Paralajmërohet marrëveshja “historike” me Serbinë në fund të janarit

Politika

Paralajmërohet marrëveshja “historike” me Serbinë në fund të janarit

Nga: A.M. Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 21:52
Aleksandar Vuçiq, Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Në mbrëmjen e së enjtes presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u taku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi në pranin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit vë vazhdën e dialogut Kosovë-Serbi.

Nga ky takim te dyja palët dolën pas një marrëveshje dhe duke akuzuar njëra tjetrën.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se Kosova dhe Serbia po ballafaqohen me presion të fuqishëm ndërkombëtar dhe se ky presion pritet të shtohen edhe më shumë në fillim të vitit të ardhshëm.

Image
Blerim Burjani

“Në kuadër të dialogut përfundimtar Kosova dhe Serbia po përjetojnë presion të madhe ndërkombëtar, ose normalizim të raporteve ose i pret izolimi, tash me loja po vjen duke shkuar ka fundi, Kosova dhe Serbia duhet të zgjedhin të ardhmen ose të kaluarën, tash merre ose zgjidhe, sinjale nga shtetet perëndimore kush e donë zgjidhjen e kush jo, ky presion pritet të shtohet gjithnjë e më shumë pas janarit 2019, tash me një zgjidhje do të del në tavolinë, për të dy palët, tash mund të zgjedhin partitë politike në Kosovë nëse nuk gjejnë konsensus që të marrin pjesë në dialog atëherë këtë duhet lenë botës akademike apo eksperteve të pavarur nga partitë politike, përderisa Kuvendit do të i mbetej vetëm roli vendimmarrës për një propozim të akriduar nga ekspertet , ose le të themelojnë një grup njerëzish nga partitë duke fute brenda grupi ekspert”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se nuk pret që të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës edhe Serbisë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

“Kohë më nuk ka, as për Kosovën e as për Serbinë, kështu duket të jetë situata që po vjen, më nuk ka dialog si deri tash sa për sy e faqe dhe prolongim do të ketë presion dhe një zgjidhje që po përgatitet në qarqet ndërkombëtare. Kosovës do ti siguroj karrigen në OKB e Serbisë BE dhe investimet ndërkombëtare dhe progresi ekonomik nuk pres që deri në fund të janarit të ketë marrëveshje përfundimtare apo një marrëveshje të  dakorduar”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat