Mesazhet serioze të kancelarit Kurz karshi politikës joserioze e Kosovës

Politika

Mesazhet serioze të kancelarit Kurz karshi politikës joserioze e Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 nëntor 2018 Në ora: 21:56
Sebastian Kurz dhe Hashim Thaçi

Në fillim javë krerët e shtetit të Kosovës, si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj kanë pritur në një vizite zyrtare kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, i cili është udhëheqësi i një shteti mik dhe një ndër mbështetësit më të mëdhenj të vendit.

Gjatë kësaj vizite kancalari Kurz, gjatë deklaratave të tij ka shprehur skepticizmin e tij për mundësinë e liberalizimit të vizave, formimit të ushtrisë dhe anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Rrahmani: Gjendja aspak e mirë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani ka deklaruar për “Bota sot” se nga këto vizita dhe deklarimet të drejtpërdrejta po marrim mesazhe  për gjendjen aspak të mirë si në planin e brendshëm politik ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Vizitat e personaliteteve nga vendet me ndikim do të duhej të ishin promovuese për përparimet e Kosovës drejt integrimeve ndërkombëtare. Por fatkeqësisht, nga këto vizita dhe deklarimet shumë të drejtpërdrejta ne po marrim mesazhe  për gjendjen aspak të mirë si në planin e brendshëm politik ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputeti i LDK-së, ka hedhur fajin tek gjithë sfera politike, e në veçanti ka drejtuar gishtin tek pushtetarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në gazetën "Bota sot" në Kosovë dhe Diasporë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat