95 kriteret e BE-së për liberalizim, ja fajtori pse s’kemi viza deri tash

Politika

95 kriteret e BE-së për liberalizim, ja fajtori pse s’kemi viza deri tash

Nga: A.M Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:17
Bruksel

Në fillim javë krerët e shtetit të Kosovës, si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë pritur në një vizite zyrtare kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, i cili është udhëheqësi i një shteti mik dhe një ndër mbështetësit më të mëdhenj të vendit. Gjatë kësaj vizite kancalari Kurz, gjatë deklaratave të tij ka shprehur skepticizmin e tij për mundësinë e liberalizimit të vizave, formimit të ushtrisë dhe anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku, uron që këto deklarata të kancelarit Kruz të shërbejnë si alarm për institucionet më mënyrë që të bëhet më intensiv në volumin e punës diplomatike.

“Deklarimet e Kancelarit të Austrisë për qytetarët e Kosovës nuk janë të mirëpritura. Duhet pas parasysh që kancelari Austriak nuk tha se ishte kundër liberalizimit të vizave, ushtrisë dhe anëtarësimit në Interpol, por se vetëm ishte skeptik për sukses të Kosovës në këtë drejtim. Natyrisht, këto deklarata janë tepër shqetësuese, dhe uroj që të shërbejnë si alarm për institucionet që të intensifikojnë volumin e punës diplomatike për ti garantuar qytetarit suksese në këto drejtime. Nuk duhet të harrojmë që Austria ka qenë njëri nga shtetet që ka përkrahur Kosovën historikisht, prandaj edhe duhet të respektohen qëndrimet e saj”, ka thënë ai për gazetën “Bota sot”.

Gjithashtu, ka theksuar se qytetarët e Kosovës assesi nuk duhet të përjetojnë një zhgënjim tjetër në raport me liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Image
Selim Daku

Për më tepër, ai nuk e hedh fajin tek qeveria e Kosovës për mos liberalizimin e vizave, pasi që sipas tij, fajtor për këtë çështje do të ishte vetëm funksionimi jashtë standardeve i organeve të BE-së.

“Për vonesa në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës fajtore janë qeveritë e Kosovës. Fajtor për mos liberalizimin të vizave në këtë periudhë kohore nuk është qeveria e Kosovës. Kjo për shkak se Komisioni Evropian dhe organet tjera të BE-së kanë deklaruar se Kosova ka plotësuar 95 kriteret e kërkuara për të fituar lëvizjen pa viza në zonën schengen, duke përfshi edhe kritere jo të zakonshme dhe shtesë”. “Fajtor për mos liberalizim eventual të vizave për qytetarët e Kosovës do të ishte vetëm funksionimi jashtë standardeve i organeve të BE-së”, ka përfunduar Daku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat