Thaçi tenton të luaj “rolletin rus” , me idenë për korrigjim kufijsh

Politika

Thaçi tenton të luaj “rolletin rus” , me idenë për korrigjim kufijsh

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 11 nëntor 2018 Në ora: 22:47
Hashim Thaçi në Paris në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të luaj lojën e tij të rolletit rus e që rrezikon gjithçka që është arritur në Ballkan pas luftërave të përgjakshme. Pas të gjitha gënjeshtrave për njohjet, vizat, vendet e punës e shumë të tjera nuk do të befasohesha nëse deklarata  e tij është një blof për të mbuluar dështimin e arritjes së qëllim të tij, që kishte paralajmëruar që do të ndodhte në Paris” ka thënë publicisti Haki Abazi.

Me nikoqir presidentin francez Emuanel Macron, rreth 70 liderë botërorë u mblodhën në Paris, ku morën pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Përpos Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit rus, Vladimir Putin, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në drekën e shtruar nga presidenti francez në Pallatin Elize, morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Presidenti Thaçi zgjodhi rrjetet sociale për të reklamuar takime e tij, me mysafirët e Macron, ku edhe shkroi se bisedoi edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi deklaroi se morri mbështetje 100 % nga presidenti Donald Trump, lidhur me marrëveshjen e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, pak kohë para se të nisej për në Francë presidenti Thaçi u shpreh se në Paris nuk do të diskutonte në asnjë formë lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po del të jetë njeriu më i kërkuar nga politikanët e Kosovës për një foto rasti. Pas ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, i apasionuar pas një fotoje me Presidentin Trump ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e shfrytëzoi rastin në Paris duke bërë një foto me të. E këtë fotografi Thaçi po e paraqet edhe si një mbështetje të fortë të Presidentit Trump për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet që pritet të arrihen. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat