Ministrat me aktakuza mesazh i keq për qeverisjen në Kosovë

Politika

Ministrat me aktakuza mesazh i keq për qeverisjen në Kosovë

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 22:00
Mbledhja e Qeverise

Analisti politik, Ali Hertica në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka thënë se në Kosovë është një numër i personave që mbajnë pozita zyrtare, e të cilët janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ai mendon se këta ministra të cilët kanë aktakuza duhet të reflektojnë për të dhënë dorëheqje , në mënyrë që të japin mesazh se duan një qeverisje të mirë.

“Fakti i ngritjes së aktakuzave tashmë është shndërruar në dukuri në qeverisjen e Kosovës, tash më shumë kemi ministra me aktakuzë të përfaqësuar si ministra në Qeveri. Kjo është një prej dëshmive dhe mesazheve më të këqija të qeverisjes, sepse qeverisja e mirë nuk mund të vijë nga personat që kanë aktakuza, prandaj të njëjtit do të duhet të reflektonin për të dhënë dorëheqje për të dhënë mesazhe nëse duan të kenë qeverisje të mirë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se mos shkarkimi e dorëheqja e zyrtarëve të qeverisë tregon performancën e Qeverisë.

“Me aktakuzë për kapje e korrupsion janë 3 ministra të Qeverisë, një deputet dhe një këshilltar i Kryetarit të Kuvendit. Deri më tani asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim, asnjë përgjegjësi kjo tregon se çfarë performance ka sot qeveria me ministra dhe zyrtar të lart aktakuza ku ministri i fundit erdhi po me dosje vet ministri i Punëve të  Brendshme  Ekrem Mustafa ,ku qytetari nuk ka besim me tek institucionet dhe ligji i shtetit nga kjo pasqyrë e lidertshpiti dhe qeveritarëve”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat