Ramush Tahiri tregon pse Kosovës iu hoqën disa njohje

Politika

Ramush Tahiri tregon pse Kosovës iu hoqën disa njohje

Nga: N.H Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:18
Ramush Tahiri

Politologu Ramush Tahiri në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova edhe po të ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara nuk ka dhe nuk do të kishte kapacitet dhe mundësi të zhvillonte marrëdhënie diplomatike me të gjitha shtetet që e kanë njohur.

“Nuk është për brengosje tërheqja e njohjeve nga shtetet e tjera për Republikën e Kosovës. Shteti i Kosovës edhe po të ishte anëtarë i Kombeve të Bashkuara nuk ka dhe nuk do të kishte kapacitet dhe mundësi të zhvillonte marrëdhënie diplomatike ekonomike, kulturore e tjera me të gjitha shtetet”, ka thënë Tahiri.

Tutje, politologu ka potencuar se të gjitha tërheqjet e njohjes janë bërë të ndikuara nga politika e Serbisë

“Të gjitha tërheqjet e njohjes janë bërë të ndikuara nga politika e Serbisë e cila bisedimet apo dialogun në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po arrin ta plasojë si një lloj konference si një lloj kontesti ndërmjet Serbisë me Kosovën rreth statusit dhe ndarjes të këtyre dy vendeve. Pra çështjen e pavarësisë së Kosovës Serbia po e paraqet si një formë të secesionit të një territori nga Serbia”, ka potencuar politologu.

Tahiri në fund ka nënvizuar se diplomacia e Kosovës lë për të dëshiruar pasi janë të pa koordinuar ndërmjet veti.

“Diplomacia e Kosovës lë për të dëshiruar me indolencën e saj dhe me politikën anarkike, të pakonsoliduar të pa harmonizuar dhe të pa koordinuar si ndërmjet veti në relacionet kryeministër-president-parlament... në të gjitha vijat e komunikimit”, ka përfunduar politologu, Ramush Tahiri, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat