Deputetja e VV-së i kundërpërgjigjet Daçiq-it: Kosova nuk duhet pranojë kompromise tjera për statusin

Politika

Deputetja e VV-së i kundërpërgjigjet Daçiq-it: Kosova nuk duhet pranojë kompromise tjera për statusin

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:40
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, të mërkurën para anëtarëve të Këshillit të Sigurimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Serbia është e interesuar për të gjetur një kompromis të pranueshëm në bisedimet Prishtinë-Beograd në lidhje me statusin e Kosovës, e cila do të ishte i nevojshme për një paqe afatgjate.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka deklaruar për “Bota sot” se Kosova nuk duhet pranojë kompromise tjera në lidhje me statusin pasi që janë bërë lëshime të mëdha.

Po ashtu, deputetja e VV-së ka theksuar se duhet që të diskutuar se duhet të theksohen vetëm temat si të drejtat e shqiptarëve në Serbi, si dhe të serbeve në Kosovë.

“Serbia që nga fillimi e ka kontestuar statusin e Kosovës dhe të gjitha bisedimet që janë bërë deri më tash kanë lënduar këtë status dhe unë mendoj se Kosova nuk duhet pranojë kompromise tjera në lidhje me statusin sepse ne kemi bërë lëshime të mëdha që nga fillimi pra duhet diskutuar vetëm për temat e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e të drejtave të serbeve në Kosovë dhe të shqiptareve në Serbi, e kurrsesi që serbet të kenë super të drejta në Kosovë e në anën tjetër shqiptareve në serbi ti mohohen të drejtat elementare”, ka përfunduar Millaku për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat