Ish-kandidati për president: Thaçi nuk realizoni asnjë takim bilateral përveç korridoreve të konferencave

Politika

Ish-kandidati për president: Thaçi nuk realizoni asnjë takim bilateral përveç korridoreve të konferencave

Nga: N.Sh Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 11:02
Hashim Thaçi

Anëtarësimi në Interpol kërkon siguri në vend. Siguri në të gjitha sferat e jetës në vendin tonë.

Kështu thotë ish-kandidati i pavarur për president Seremb Gjergji i cili shton se, po shfaqet pasiguri me idenë e rrezikshme të politikës tonë.

“Deklarimet për ndryshim kufijsh, krijon pasigurinë më të madhe në Ballkan. Saherë që shfaqet ideja më e rrezikshme e politikës tonë. Udhëheqësit politik të Kosovës, nuk i takon askush duke filluar nga Presidenti që përfaqëson Imazhin e vendit”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se presidenti Hashim Thaçi prej që është zgjedhur në këtë detyrë nuk ka realizuar asnjë takim bilateral, përveç takimeve korridoreve të konferencave.

Image
Seremb Gjergji

“Presidenti nuk ka realizuar asnjë takim bilateral me asnjë President të botës - që nga zgjedhja e tij. Takimi në korridore të konferencave, është më shumë për publicitet - pozitiv apo negativ, se lobim për një çështje konkrete - si anëtarësimi në Interpol”, shton ai.

Gjergji shpreh skepticizmin e tij për anëtarësim në Interpol, duke shtuar këtu mos kontrollimin e 40% të territorit, kriminelët të cilët lëvizin lirshëm.

“Me politiken aktuale të z. Thaçi, nuk besoj se do të anëtarësohemi edhe kësaj radhe. Interpol nuk na pranon, nëse nuk e kontrollojmë 40% të territorit. Kriminelet lëvizin lirshëm brenda dhe jashtë Kosovës. Kriza për sulme terroriste në vendin tonë po rritet dhe jo-stabiliteti politik është shumë i paqëndrueshëm. Të gjithë liderët kosovarët nuk pajtohen me njëri-tjetrin”, shton Gjergji.

Sipas tij, Kosova është në piken më të ultë të imazhit të saj.

“Mohimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga 10 vende, është kulmi i dështimit të diplomacisë dhe lobimit të Kosovës.  Andaj, anëtarësimi i Kosovës edhe kësaj radhe është shumë i vështirë, mos të themi gati i pamundur. Shpenzimet që politikanët tanë po bëjnë, duhet të jenë shumë më të kalkuluara, për lobimin që po bëjnë”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat