“Paniku i PDK-së”, Mehmeti tregon sa deputetë do t’i fitojë në zgjedhjet e ardhshme

Politika

“Paniku i PDK-së”, Mehmeti tregon sa deputetë do t’i fitojë në zgjedhjet e ardhshme

Nga: N.H Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 23:16
PDK

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës i cili ditë më parë se do të bashkëpunojnë qoftë edhe me Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Sipas tij Lidhja Demokratike ka probleme të brendshme andaj edhe i frikësohet zgjedhjeve në këtë kohë.

“E vërteta është dikund tjetër LDK frikësohet prej zgjedhjeve më shumë se prej çka do tjetër sepse LDK ka problemet e tyre të brendshme të cilat unë nuk dua t’i komentojë, por, që i dimë të gjithë.Zgjedhjet e parakohshme vetëm sa do ta komplikonin situatën për të gjithë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë ka folur edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, FatonMehmeti, duke e komentuar deklaratën e shefit të GP të PDK-së, shprehet se është pikërisht kjo parti që po i frikësohet zgjedhjeve të parakohshme.

Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Krasniqit vetëm sa e konfirmon panikun që e ka kapluar PDK-në.

Image
Faton Mehmeti

“Mendoj se është PDK ajo që frikësohet nga zgjedhjet, duke ditur se e ka katandisur vendin me keqqeverisjen e tyre në koalicion. Deklarata e Memli Krasniqit vetëm sa e konfirmon panikun që e ka kapluar PDK-në, e cila është e vetëdijshme se më s’ka asnjë shans që të qeverisë me vendin. Panikun e tyre po mundohet që PDK ta zhvendos tek të tjerët, sa për të larguar ikjet e mundshme nga partia të cilës i takon Krasniqi”, ka thënë Krasniqi.

Ai me tej ka thënë se partia e cila udhëhiqet nga KadriVeseli nuk ka shans që të fitoj më shume se dhjetë deputet, pasi sipas tij, kjo parti përfaqëson bandat kriminale.

“Vetëm duke vjedhur votat, ndryshe nuk ka shans që PDK të fitoj më shume se dhjetë deputet, kur dihet se kjo parti përfaqëson bandat kriminale. Të qenurit gjatë në PDK ka ndikuar keq te kjo parti, e cila nuk ka kapacitet për të udhëhequr shtetin në mënyrë të drejte. Kosova ka nevojë që PDK të largohet nga çdo institucion për të ç’kapur shtetin, ndryshe vendi do shndërrohet në sketerr”, ka thënë Mehmeti.

Në fund ai ka nënvizuar se Kosova nuk ka nevojë më për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Kosova nuk ka nevojë për PDK, e cila po e kupton se fundi i saj ka ardhur. Duke i numëruar ditët e fundit në pushtet, PDK po bën presion tek të tjerët, duke u munduar që të instrumentalizojë lojën e presionit”, ka përfunduar Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat