Topalli: Anëtarësimi i shtetit tonë në Interpol nuk është vetëm interes i Kosovës

Politika

Topalli: Anëtarësimi i shtetit tonë në Interpol nuk është vetëm interes i Kosovës

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:35
Faton Topalli

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, beson se Kosova do të jetë pjesë e INTERPOL-it.

Ai në një prononcim për gazetën "Bota sot", ka thënë se anëtarësimi i shtetit tonë në Interpol nuk është vetëm interes i Kosovës, por edhe i shteteve të cilat tashmë janë anëtare.

“Çështja e anëtarësimit në Interpol nuk është temë e re. Unë uroj që Qeveria t‘i ketë kryer detyrat që i takojnë. Sidoqoftë anëtarësimi në Interpol nuk është vetëm interes i Kosovës, por edhe shteteve të cilat tashmë janë anëtare. Shikuar nga ky aspekt, besoj që Kosova do bëhet pjesë e Interpolit”, ka vlerësuar deputeti Topalli për gazetën “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat