Qeveria varet nga katër vota, aq sa i duhet opozitës për shkarkim

Politika

Qeveria varet nga katër vota, aq sa i duhet opozitës për shkarkim

Nga: N.A Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 13:10
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Tema e mocionit për qeverinë Haradinaj ka kohë qëështë prezantuar nga subjektet opozitare në publik.

Mirëpo deri më tani nuk ka asgje konkrete lidhur me këtë çështje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se opozitës i duhen edhe katër vota për inicim të mocionit në Kuvend.

“Nënshkrimet e Vetëvendosje sa i përket mocionit janë, besoj që edhe pjesa tjetër e opozitës i kanë nënshkrimet por që e kemi të pamunder të krijojmë mocionin për sa kohë nuk i kemi të sigurta votat për rrëzim të kësaj qeverie, sa i përket grupit të PSD-së ata me sa di i kanë dorëzuar nënshkrimt por ende si opozitë i kemi 57 nënshkrime, nuk i kemi edhe katër tjera për ta rrëzuar këtë qeveri, sepse mocionin duhet ti ketë 61 vota për” ka thënë ajo

Haxhiu ka theksuar se ka pakënaqësi edhe nga deputetët e pozitës mirëpo ata kanë presion dhe shantazh nga ky koalicion

“Në këtë drejtim neve na mbetet që të shohim se si të bëhen këta deputetë mbështetës, jemi të vetëdishëm që ka shumë pakënaqësi brenda koalicionit por që nuk po guxojnë të shprehen lirshëm për shkak të presionit dhe shtantazhit ndaj deputetëv, prandaj po them që na duhet të angazhohemi dhe konsideroj se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë sepse kemi një qeveri që rrezikon vendin dhe një qeveri qëështë qeveri e skandaleve dhe heshtë përballë rrezikut që i servon presidenti Thaçi, prandaj po them që duhet angazhim dhe qasje serioze në këtë drejtim”, ka përfunduar deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat