Të largohet sa më shpejtë Qeveria me “paterica”

Politika

Të largohet sa më shpejtë Qeveria me “paterica”

Nga: N.A Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 14:24
Qeveria Haradinaj

Kosova përfundimisht nuk do të jetë pjesë e INTERPOL-it.

Edhe pas raundit të dytë të votimit vendi nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë.

Në raundin e parë 154 ende kanë votuar, prej tyre 76 ishin pro, 56 ishin kundër dhe 22 shtete kanë abstenuar.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se qeveria duhet të jap përgjegjësi lidhur me dështimin në INTERPOL.

“Kjo qeveri duhet të jap përgjegjësi lidhur me këtë dështim. Kjo është një qeveri me “paterica” dhe sa më shpejt që të largohet as më shumë nder do të ju bëjë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat