“Kjo Qeveri të ikë sa më parë, ndryshe brenda 2-3 viteve ky vend nuk do të ekzistojë”

Politika

“Kjo Qeveri të ikë sa më parë, ndryshe brenda 2-3 viteve ky vend nuk do të ekzistojë”

Nga: D.B Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Nuk është hera e parë që Kosova dështon të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, dhe askush nga krerët shtetërorë të mos japë dorëheqje.

Politologu Faik Krasniqi, ka thënë për “ Bota sot” se dështime të tilla Kosova ka pasur edhe në të kaluarën, dhe fatkeqësisht nuk ka pasur asnjë dorëheqje.

Image
Faik Krasniqi

“Kjo Qeveri duhet të ik sa më parë, sepse shtetin në binarë nuk mund ta vënë këta që janë në pushtet, dhe as ata që ishin në pushtet. Për dy dekada i kemi provuar. Vetëm njerëz të rijnë, gjak i ri që se kanë provuar pushtetin mund ta bëjnë një gjë të tillë. Për të ecur përpara ky vend duhet nisur nga fillimi. Për një fillim të ri duhet të lëshojnë rrugë gjithë ata të cilët qe dy dekada e kanë bllokuar këtë vend dhe ua kanë zënë rrugën njerëzve të aftë që këtë vend ta dërgojnë përpara”, ka thënë politologu Krasniqi.

Ai ka pohuar se nuk ecet përpara me njerëz që kanë shijuar lloj-lloj posti dhe rezultati i këtij shteti është edhe më poshtë se Zero.

“Ky vend nuk shkon përpara edhe me njerëz që janë në opozitë dhe mezi presin që prapë të kapin ndonjë pozitë të lartë shtetërore. Shteti nuk shkon përpara me me këta njerëz. Prandaj, këta njerëz duhet të ikin sa më parë nga skena politike. Përndryshe, brenda dy-tre viteve ky vend nuk do të ekzistojë më, as me njerëz që do ikin nga këtu, e as me shtetësi që po zhbëhet dita-ditës. Dështimi në Interpol është vetëm fillimi”, është shprehur politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat