Deputetja e VV-së zbulon arsyen bazë pse Kosova nuk u pranua në Interpol

Politika

Deputetja e VV-së zbulon arsyen bazë pse Kosova nuk u pranua në Interpol

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 21:44
Interpol

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku  për mospranimin e Kosovës në Interpol ka hedhur “fajin” tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ajo ka theksuar se nga ideja e Thaçit për korrigjimin e kufirit me Serbinë e ka hutuar bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja bazë që ka dërguar në situatën e sotme.

Image
Drita Millaku

“Mospranimi i Kosovës në Interpol është produkt i diplomacisë serbe i ndihmuar fuqishëm nga Hashim Thaçi i cili me idetë e tij për korrigjim kufijsh e ka çuditur opinionin brenda Kosovës ndërsa bashkësinë ndërkombëtare e ka hutuar dhe kjo është arsyeja bazë që ka quar në situatën e sotme, kësaj ju ka shtuar edhe diplomacia e dobëte e  Behgjet Pacollit dhe poashtu edhe përfaqësitë tona diplomatike kanë dështuar tërësisht”, ka thënë deputetja e VV-së për “Bota sot”.

Gjithashtu, ka cekur se nuk do të ketë prosperitet në asnjë segment deri sa të shkarkohet presidenti Thaçi dhe Qeveria.

“Njohje nuk ka që nga koha kur janë filluar bisedimet për cungimin e sovranitetit të Kosovës  inkuadrim në organizma ndërkombëtare nuk ka dhe krejt kjo deri sa të shkarkohet Hashim Thaçi dhe komplet kjo qeveri e paaftë dhe  të funksionoje shteti i së drejtës nuk do të ketë prosperitet në asnjë segment”, ka përfunduar deputetja e VV-së për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat