KRU “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën nuk do të ketë ujë nga ora 10:00 deri në 18:00 në lagjet “Lagjja e Muhaxherëve” dhe “Bregu i Diellit” për shkak të disa punimeve që do të bëhen.
Ujësjellësi do të realizojë punime teknike në infrastrukturë, pra do të ndërrohet gypi i ujit AC fi 350 mm dhe do të vendoset gyp i ri.
“KRU “Prishtina” sh.a. po bën përpjekje të vazhdueshme në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, gjithnjë për ofrim më të mirë të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”.
Ujësjellësi thotë se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do të përpiqen maksimalisht për realizim sa më të shpejtë të këtyre punimeve, të cilat po i konsideron shumë të rëndësishme për dy lagjet e kryeqytetit.