Përparim Rama: Spitali rajonal në Prishtinë do të ndërtohet menjëherë

Prishtina

Përparim Rama: Spitali rajonal në Prishtinë do të ndërtohet menjëherë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 08:18
Pamje nga takimi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me punëtorët e urgjencës së Prishtinës, ku kanë folur për kushtet e tyre të punës.

Punëtorët shëndetësor në Urgjencën e Prishtinës kërkuan të rritet kapaciteti i ekipeve të cilat operojnë në kryeqytet, një spital rajonal, krijimin e një harte të digjitalizuar të zoonimit, ristrukturimin e urgjencës dhe formimin e një shkolle paramedike.

Ndërsa Rama tha se gjitha kushtet që ata kërkojnë duhet të plotësohen menjëherë sepse ato janë më se të nevojshme.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

?‍⚕️?‍⚕️ Punë dhe shumë përkushtim!

Ata bëjnë të pamundurën për ne, janë heronj për shumë nga ne dhe të tillë duhet të konsiderohen.

Bashkë me ekipin tim, vizituam urgjencën e qytetit. Urgjenca e qyteti ka 110 punëtorë, nga të cilët 10 në administratë dhe 100 punëtorë shëndetësor. Urgjenca punon në 5 ndërrime, në secilin ndërrim ka 4 ekipe mjekësore.?

Së bashku me stafin atje folëm për kushtet e punës së tyre, për vështirësitë dhe sfidat që kanë çdo ditë e që nuk janë të pakta.

Ata kërkuan të rritet kapaciteti i ekipeve të cilat operojnë në kryeqytet, një spital rajonal, krijimin e një harte të digjitalizuar të zoonimit, ristrukturimin e urgjencës dhe formimin e një shkolle paramedike.

Të gjitha kushtet që ata kërkojnë duhet të plotësohen menjëherë sepse ato janë më se të nevojshme.

#PR4PR
#PërparimRama
#LDK160
#PerPrishtinenPraktike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat