Sot mbahet Parada e Krenarisë

Prishtina

Sot mbahet Parada e Krenarisë

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 06:05
LGBT

Sot gjatë ditës pritet të mbahet Parada e Krenarisë.
Erza Kurti, menaxhere e programit “CEL Kosova”,tha se përmes aktiviteteve me titull “Votoj për Dashni”,  synojnë që ta ngrisin vetëdijen e qytetarëve për të drejta e komunitetit LGBT.

Ajo po ashtu ka njoftuar për aktivitete që janë mbajtur gjatë kësaj jave, duke theksuar se të shtunën,sot mbahet parada e Krenarisë e cila njihet si “Prishtina Pride”.

Ky është një aktivitet që është duke ndodhur në kuadër të Javës së Krenarisë, e ka siç titullohet Votoj për Dashni. Ne i kemi disa vula ku do ti japim qytetarëve që dëshirojnë të votojnë për dashni. Të gjithë personave të cilët natyrisht dashurohen, specifikisht tek personat LGBT”.

“I kemi marr disa vula, po presim edhe për qytetarë të tjerë që ta shohin e ta ngrisin vetëdijen natyrisht për të drjatat e komunitetit LGBT, të drejtën për me u dashtë. Me monton qysh e kemi të kësaj jave ‘T’du qashtu qysh je!’, natyrisht se vota për dashni është e domosdoshme”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat