Parada e fëmijëve në Prishtinë së bashku me FSK-në, Përparim Rama: As shiu nuk na ndaloi

Prishtina

Parada e fëmijëve në Prishtinë së bashku me FSK-në, Përparim Rama: As shiu nuk na ndaloi

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 20:37
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë pjesë në paradën e fëmijëve në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Rama ka shkruar në Facebook pas kësaj parade se ka qenë emocionuar dhe krenarë për këtë ngjarjes të mrekullueshme.

Ai gjithashtu ka theksuar se për të marrë pjesë në këtë ngjarjes as shiu nuk i ka ndalur.

“Sot, patëm nderin të organizojmë një paradë të veçantë për fëmijët, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe dua të ndaj me ju emocionin dhe krenarinë time për këtë ngjarje të mrekullueshme. Është gjithmonë frymëzuese të shoh entuziazmin dhe gëzimin e fëmijëve, sepse ata janë shpresa jonë e së ardhmes, dhe dua të theksoj se as shiu nuk na ndaloi të bëhemi një komunitet i bashkuar dhe të krijojmë kujtime të paharrueshme.

Unë dhe Ministri i Mbrojtjes, zoti Armend Mehaj, i pritëm me kënaqësi fëmijët në sheshin "Skënderbeu", dhe bashkë e përfunduam paradën me energji dhe entuziazëm.” – ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat