Nënkryetarja Sahatçiu vendos gurthemelin në shkollën “Pavarësia” në kryeqytet

Prishtina

Nënkryetarja Sahatçiu vendos gurthemelin në shkollën “Pavarësia” në kryeqytet

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:17
Donjeta Sahatçiu

Sot nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e aneksit të shkollës Pavarësia.

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetarja Sahaçiu njoftoi që ndërtimi i aneksit do të përfundoj brenda 250 ditësh dhe se do të krijohen 12 klasë të reja dhe 3 kabinete.

Shkolla Pavarësia është shkolla e vetme në Prishtinë që punon me tre (3) ndërrime për shkak të mbingarkesës.

Pas ndërtimit të aneksit, shkolla do të punojë me vetëm dy (2) ndërrime dhe ky është lajm i shumëpritur për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat