Pallati i Rinisë dhe NPB vendosin ta rinovojnë ‘Sallën e Kuqe’

Prishtina

Pallati i Rinisë dhe NPB vendosin ta rinovojnë ‘Sallën e Kuqe’

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:25
Mrika Gashi- Macula

Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë shumë shpejtë do të rinovohet. Kryeshefja e këtij institucioni, Mrika Gashi- Macula nënshkroi memorandumin bashkëpunues se bashku me kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore, Artan Berisha për rinovimin e sallës.

Berisha u shpreh i gatshëm dhe bashkëpunues për të dhënë kontributin e tij duke krijuar kushtet adekuate për këtë sallë dhe projekte tjera.

Ndërsa Mrika Gashi- Macula theksoi domosdoshmërinë për rinovimin e kësaj salle, e cila është pothuajse e vetmja adresë për artistët tanë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

“Ka qenë një nga vendimet e para që kam marr sapo kam ardhur në krye të NPL  Pallatit të Rinisë, është emergjente t’i japim kësaj salle pamjen dinjitoze dhe jam e lumtur që kësaj nisme iu bashkangjitur menjëherë dhe Artan Berisha, sepse në këtë mënyrë iu ofrojmë qytetarëve dhe artistëve tanë kushte adekuate dhe një standard në salla koncertale si kjo”, ka thënë Gashi- Macula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat