Ankesa të shumta në Prishtinë për mushkonja, Drejtori i Shëndetësisë: Të hënë nis faza 3 e dezinsektimit

Prishtina

Ankesa të shumta në Prishtinë për mushkonja, Drejtori i Shëndetësisë: Të hënë nis faza 3 e dezinsektimit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 22:09
Izet Sadiku

Banorët e Prishtinës janë duke u ankuar për numrin e madh të mushkonjave.

Një faqe në rrjetet sociale që merren me denoncimin e problemeve në kryeqytet, kanë kërkuar nga kryetari Perparim rama që të bëhet dezinsektimi nëpër lagjet e Prishtinës.

Lidhur me këtë ankesë dhe kërkesë, ka reaguar Drejtori për Shëndetësi i Komunës së Prishtins, Izet Sadiku, duke treguar se sot ka filluar për herë të tretë hudhaj e larvicidit dhe se të hënën do të fillojë faza e tretë e dezinesktimit hapësinor.

‘Sot ka filluar për herë të tretë hudhja e larvicidit dhe të hënën fillon faza e tretë e dezinsketimit hapësinor.Ju lutem që të bashkëpunoni me ekpiet tona për secilën lagje me qëllim që aktiviteti te jetë sa më i sukseshëm.Unë me ekipin tim nga e hëna deri të shtunën do të jemi në secilen lagje dhe rrugë!”, ka shkruar Sadiku.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat