Hapësira te Tregu i Gjelbër në Prishtinë kundërmon nga papastërtia

Prishtina

Hapësira te Tregu i Gjelbër në Prishtinë kundërmon nga papastërtia

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 21:12
Foto nga vendngjarja

Me rritjen e temperaturave në këto ditë korriku, shtohet rreziku edhe nga mbeturinat dhe kundërmimi i tyre.

Ky problem vazhdon tash e sa kohë te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, aty ku kundërmon nga papastërtia e shkaktuar nga mbeturinat. Nga institucionet përgjegjëse thuhet se po shikojnë mundësinë e shtimit të kapaciteteve, për të rritur cilësinë e shërbimit të mirëmbajtjes.

Përveç që shihen mbeturina nga më të ndryshme, edhe kundërmimi në këto ditë nxehta është më i madh, sidomos edhe nga moslarja dhe dezinfektimi në afërsi ku gjenden kontejnerët.

Nga kompania “Pastrimi”, kanë thënë për RTK-në se kanë planifikuar larjen dhe dezinfektimin në baza të rregullta javore të pikave ku grumbullohen mbeturinat. Gjithashtu janë duke planifikuar edhe rritjen e kapaciteteve të makinerisë dhe fuqisë punëtore, përmes së cilës synojnë të rrisin cilësinë e shërbimit.

Edhe nga Drejtoria për Shërbime Publike në Prishtinë, këtë të diel njoftuan për RTK-në se kanë filluar mobilizimin dhe shtimin e numrit të pastrimit edhe me ujë në lokacione për mbeturina, mirëpo edhe të rrugëve të kryeqytetit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat