KRU "Prishtina" zbulon disa kyçje ilegale në Veternik

Prishtina

KRU "Prishtina" zbulon disa kyçje ilegale në Veternik

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është duke vazhduar me aksionin për zbulimin e kyçjeve ilegale.

KRU “Prishtina” ka vazhduar aksionin sot gjatë ditës në lagjen “Veternik” në Prishtinë, ku kanë identifikuar disa kyçje ilegale.

“Dhjetëra kyçje ilegale në Veternik, vetëm brenda 2 ore u identifikuan dhe u shkyçën. Vazhdon Aksioni”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se banorët e kësaj lagjeje ankohen për furnizim me ujë, ndërsa disa janë kyçur ilegalisht.

“Ja kush e rëndon furnizimin me ujë të pijshëm! Pjesa dërmuese e kësaj lagjeje kanë ankesa rreth furnizimit me ujë, derisa shumë fqinjë të tyre janë të kyçur ilegalisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat