Sulmohet një zyrtar i Ndërmarrjes “Prishtina Parking”

Prishtina

Sulmohet një zyrtar i Ndërmarrjes “Prishtina Parking”

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”, ka njoftuar se i është sulmuar një zyrtar nga një qytetar në rrugën “Johan V. Hahn”.

Sulmi, sipas ndërmarrjes, ka ndodhur më 13 tetor ndërsa për këtë rast ka thënë se është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Sulmi ka ndodhur më datën 13 Tetor 2023, në rrugën ‘Johan V Hahn’ në Prishtinë. Për këtë sulm janë njoftuar Policia e Kosovës, si dhe u janë ofruar pamjet të cilat në mënyrë tejet të qartë paraqesin sjelljen tejet korrekte dhe profesionale të zyrtarëve tanë ndaj qytetarit në fjalë, e po ashtu paraqesin sulmin brutal dhe të paprovokuar nga qytetari ndaj zyrtarit të N.P.L. ‘Prishtina Parking’”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Sipas “Prishtina Parking”, sulmi ndaj punëtorit ishe i paprovokuar, derisa i ka ftuar institucionet të mos tolerojnë sulme të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat