Rama bën apel për kujdes në trafik: Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët

Prishtina

Rama bën apel për kujdes në trafik: Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:58
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë apel qytetarëve për kujdes në trafik, pas të reshurave të dendura të borës.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se po punohet pa ndërprerë për të pastruar rrugët.

“Të dashur qytetarë. Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”.

“Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat