​Hiqet taksa e transaksionit në pronë për qytetarët e Prishtinës

Prishtina

​Hiqet taksa e transaksionit në pronë për qytetarët e Prishtinës

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim për heqje e taksës në transaksion të pronës së paluajtshme që kishte vlerën 150 euro.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

“Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro”, ka shkruar ai.

Rama thotë se kryeqytetasit e kanë merituar qëmoti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre.

“Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat