IKSHPK: Ajri në Prishtinë i ndotur, të reduktohen lëvizjet

Prishtina

IKSHPK: Ajri në Prishtinë i ndotur, të reduktohen lëvizjet

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me një njoftim për ajrin në kryeqytet.

IKSHPK-ja ka kërkuar nga të moshuarit e shtatzënat, reduktime të lëvizjes, pasi ajri është shumë i ndotur.

“Ajri jo i shëndoshë sonte në Prishtinë.

Të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat