Numri i vizitorëve në rritje – mungon infrastruktura, kryeqyteti s’ka zyrtar për turizëm

Prishtina

Numri i vizitorëve në rritje – mungon infrastruktura, kryeqyteti s’ka zyrtar për turizëm

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 13:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) ka organizon tryezën me temën “Analiza e gjendjes momentale dhe trendet e zhvillimit të turizmit në komunën e Prishtinës”.

Kryetari i OHTK Hysen Sogojeva, tha se në Kosovë momentalisht janë në funksion mbi 18 mijë biznese. Ai sa i përket turizmit në kryeqytet, duhen më shumë investime në infrastrukturë. Sogojeva me këtë rast ka përmendur edhe investimet që duhet t’i bëjë komuna që numri i turistëve të rritet.

“Ky organizmi është në kuadër të projektit me Komunën e Prishtinës. Shtyllat kryesore të produktit në Kosovë janë turizmi kulturor, malor, turizmi rural ekologjikë dhe alternativë e të tjera. Zhvillimit i turizmi në Prishtinë ka qenë një sfidë dhe një mundësi njëkohësisht. Disa nga trendet e mundshme të zhvillimit të turizmit në Prishtinë mund të jenë: një trend pozitiv do ishte rritja e numrit të vizitorëve nga vende të ndryshme”.

“Kjo mund të ndodhë përmes promovimit të destinacionit nëpërmjet media ndërkombëtare, përmirësimit të infrastrukturës turistike dhe zhvillimit të produkteve të reja turistike. 1.2 është GDP e turizmit në Kosovë, a industria e dytë në botë. Nëse zhvillohet turizmi përfiton popullata, sepse shtohen më shumë vende të punës, të ardhura më të larta. Në Kosovë kemi 19 mijë biznes, prej tyre mbi 18 mijë biznese i kemi që janë në funksion”, tha ai.

Lendita Cerrvadiku, nga Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës, tha se kryeqyteti ka probleme sa i përket çështjes së turizmit. Ajo tha se falë shoqatave dhe bizneseve turizmi është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Ajo theksoi se vitet e fundit ka një rritje të madhe të turistëve në kryeqytet.

Mundohemi që nëpërmjet përkrahjes së shoqatave e bizneseve ta fuqizojmë promovimin e turizmit. Do të bëhet sektori i turizmit në kudër të drejtorisë së Kulturës. Falë jush si Odë e turizmit dhe organizative të tjera ne po mundohemi që ta promovojmë turizmin. Shohë që ka rritje të turizmit në Prishtinë. Shumë po gëzona që ka rritje të numrit të turistëve në Prishtinë, kjo është komuna momentalisht e ka të vështirë këtë pjesë”, tha ajo.

Drejtori OHTK-së Sadik Maqedonci, tha se ka mungesë të infrastrukturës sa i përket zhvillimit të turizmit në kryeqytet dhe sipas tij, për këtë komuna e Prishtinës nuk ka bërë shumë. Ai tha se në kryeqytet nuk ka as zyrtarë për turizëm.

“Gjithë turistë që vijë janë vetëm fal bizneseve dhe sektorit privat. Nuk kemi infrastrukturë të mirëfilltë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat